Ditë të vështira për familjen mbretërore; Prince Harry i nervozuar prej situatë së Meghan Markle!

Written by on December 13, 2018

Ndërmjet argumenteve të supozuara me kunatën Kate Middleton, thashethemeve se po i nxinë jetën stafit dhe normalisht problemet me babain dhe të motrën, Meghan Markle po kalon disa muaj të vështirë.

Një burim i ri ka shprehur për Us Weekly se Princi Harry ndihet tepër i nervozuar për dramën dhe negativitetin që e rrethojnë gruan e tij, dhe mamanë e fëmijës së tij të ardhshëm.

Situata është e vështirë për Meghan, por për Harry gjithashtu. Burimi shpreh:

“Kjo situatë ka presionuar marrëdhënien mes Meghan dhe Harry. Ai është shumë i acaruar pasi nuk ka gjë në dorë.”

Burimi vazhdoi:

“Harry po mundohet ta mbajë dukeshën larg negativitetit dhe rrezikut, por është gati e pamundur. Deri më tani qëllimi i Harry-t është vetëm të mbajë Meghan larg negativitetit.”

Kjo është një periudhë delikate për dukeshën e Sussex, e cila është në pritje të fëmijës së parë me princin.


Current track

Title

Artist

Background