Disney thyen rekord absolut në fitime

Written by on December 12, 2019

Disney është mbajtëse absolute e rekordeve për fitime në kinema këtë vit, ndërsa tani është bërë edhe studioja e parë që i fitoi mbi 10 miliardë dollarë në kinema në mbarë botën vetëm në një vit. Kjo shifër e pabesueshme u arrit falë hitit të animuar “Frozen 2”, i cili po shfaqet vetëm gjatë tri javëve të fundit, ndërsa tashmë ka arritur fitim prej 920 milionë dollarësh në të gjithë botën, që do të thotë se fundjavën tjetër do t’i tejkalojë 1 miliard dollarë.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background