Detaji që na ka shpëtuar nga videoklipi i “Thank U, Next”; Ariana tregon vendin që mban Mac Miller…

December 4, 2018

Kënga e re e Ariana Grandes po thyen çdo pritshmëri. Të gjithë e dëgjojmë non stop, është kthyer në himn për gjeneratën e re, dhe më e bukura qëndron të videoklipi që tregon çastet e preferuara nga filmat legjendar të viteve 2000.

Në videon epike, Ariana luan rolin e Regina George, dhe normalisht nuk mund të linte pa futur detajin legjendar të “Burn Book”, një libër ku në film Regina George shkruante komente pikante për njerëzit që nuk i kishte qejf.

Në rastin e Arianës, “Burn Book” ishte i mbushur me kujtime të bukura nga lidhjet e saj me ish të dashurit që përmenden në hyrje të këngës. Big Sean dhe Pete Davidson, ja siguruan vetes nje faqe nga “Burn Book”, po i ndjeri Mac Miller nuk është në listë.

Ariana u nda nga Mac majin e këtij viti pas 2 vitesh lidhje, prandaj dhe lajmi i vdekjes së tij e rëndoi shumë shpirtërisht. Në vend të fotos në faqet e “Burn Book”, ajo e vendosi Mac në një kornizë, anash krevatit të saj.

Detajin e videoklipit e bëri të ditur vetë, teksa i ktheu përgjigjë një fanseje, duke i thënë se Mac nuk ndodhet në libër por në kornizën te komodina anash krevatit.

Videoklipi është aq i detajuar, sa të duhen dylbi që t’i kuptosh të gjitha me rradhë. Megjithatë, bravo Arianës, për këtë videoklip perlë që ka nxjerrë.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background