Demi Lovato postoi ‘frikën e saj më të madhe’ dhe mesazhi është i qartë

September 6, 2019

”Kjo ka qenë frika ime më e madhe. Një foto e imja e paedituar. ‘Demi Lovato ka ndarë me fansat foton e parë të paeditur me bikini që i nxjerr në pah celulitin dhe as që i bëhet më vonë. Në një postim në Instagram, këngëtarja 27 vjecare tha se ishte e lodhur duke edituar fotot për vite të tëra, me dietat e pafundme, orët e gjata në palestër dhe pakënaqësitë për linjat e saj. Kësisoj ka vendosur të shfaqet sic është, me cilësitë dhe të metat fizike duke e dashur veten për atë që është.

“Ndaj ja ku jam unë, e paturpëruar, e pafrikësuar dhe krenar që zotëroj një trup që ka kaluar shumë gjëra dhe do të vazhdojë të më mahnisë kur shpresoj të sjell një fëmijë në jetë një ditë’ shkruan këngëtarja.

Fotoja duket se është nga pushimet e saj në Bora Bora, nga ku Demi kishte postuar edhe më parë foto me të njëjtat bikini por të edituara.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background