Demi Lovato në ditët e saj më të mira; nominohet për këtë çmim…

December 19, 2018

Ditë të mira duket se po vijnë në drejtim të Demi Lovatos, e cila nëpërmjet një postimi të bërë pak orë më parë në ‘Instagram’, ka zbuluar e entuziazmuar se është nominuar për një çmim “Grammy” për projektin muzikor “Fall In Line”.

Ajo dhe Christina Aguilera konkurrojnë për bashkëpunimin më të mirë muzikor përballë Backstreet Boys, Tonny Bennett & Diana Krall, Lady Gaga & Bradley Cooper, Maroon 5 & Cardi B, Justin Timberlake & Chris Stapleton dhe Zedd, Maren Morris & Grey.

rfjghk.JPG

Duhet pranuar se ky vit nuk ka qenë më i miri për të nga ana shëndetësore, ama karriera muzikore duke në ngjitje. Ngjarja e papritur, se këngëtarja e famshme Demi Lovato, ishte shtruar në spital si shkak i mbidozës, bëri bujë të madhe në mediat rozë.

Pas rehabilitimit, menaxherët e këngëtares janë shprehur se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë dhe nuk do të jetë i largët momenti kur do të ngrejë lart emrin e saj.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background