“Delegacioni” fiton çmimin e madh në Varshavë; reagon Viktor Zhusti…

October 23, 2018

Një tjetër arsye për tu krenuar me shqiptarët që punojnë fortë nëpër botë. Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit ia ka dalë të rrëmbejë çmimin e madh në Festivalin e Varshavës, duke na bërë të gjithëve krenarë.

Triumfi i filmit është një arritje për artin shqiptar në tërësi, por padiskutim që kënaqësinë më të veçantë e kanë përjetuar kasti i aktorëve pjesëmarrës.

Viktor Zhusti, në rolin e protagonistit, ka pasur përgjegjësinë dhe peshën më të madhe të këtij projekti, ndaj edhe i takon t’i gëzohet shumë këtij çmimi.
Postimet e tij të fundit në rrjetet sociale kanë qënë vetëm rreth kësaj teme, dhe pasqyrojnë gjithë entuziazmin që ai ka përjetuar.

Në statusin e tij të fundit, aktori, me natyrën e tij të përulur madje kërkon edhe ndjesë për postimet e njëpasnjëshme.

“Akoma më duket e pabesueshme. Gjithçka ndodhi dhe erdhi papritur (Jo dhe aq papritur por…). Miqt e mi! Lutem më ndjeni për gjithë zhurmën postimet, entuziasmin, por…është e jashtëzakonshme.Na lejoni që sot të jemi të ‘çmendur’!. Jemi duke pritur me padurim orën 14:30 nga Varshava na kthehet Bujar Alimani. Një tjetër ‘i çmendur’ dhe ai. Sot kemi festën tonë. Ja kaq! Faleminderit”-shkruan aktori në statusin e tij.

Film i zhvillon ngjarjet në vitet ’89-’90 dhe mban një ton serioz që nga fillimi deri në fund, edhe pse mund të shihet si një komedi e errët e absurde, pasi përshkruan se si zyrtarët përpiqen të mbajnë një sistem që është padyshim në procesin e copëtimit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background