Del dokumentari i abuzimeve seksuale të Michael Jackson…

January 10, 2019

 Në 10 vjetorin e vdekjes së yllit të popit, Michael Jackson, do të publikohet një dokumentar ku shfaqen akuzat që rëndojnë mbi të. Dokumentari titullohet “Të largohesh nga askund” dhe do të shfaqet në Sundance Festival 2019.

Sipas revistës “Rolling Stone” që citon disa skena të produksionit shprehet se  Michael Jackson nisi një lidhje të gjatë me dy fëmijë 7 dhe 10 vjeç dhe me familjet e tyre. Tashmë ata janë rreth 30 vjeç dhe tregojnë historinë se si Jackson ka abuzuar seksualisht me ta dhe jeta pas abuzimeve.

Identiteti i dy viktimave të tjera të abuzimit ka mbetur anonim, me frikë se mos dëmtojnë imazhin e tyre publik. Në 2013-tën, koreografi Wade Robson ka denoncuar Jackson për abuzime seksuale kur ishte 7-vjeç por rasti mbeti i arkivuar deri në 2017-tën.

Festivali ku do të shfaqet dokumentari do të mbahet nga 24 janari deri në 4 shkurt në Utah. Kanë qenë të shumtë komentet që shkruanin se kjo që bëhet pas vdekjes së yllit të popit është e tmerrshme dhe skandaloze sepse këto histori do të duhet të ishin hetuar kur ai ishte gjallë.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background