Dafina Zeqiri i bashkohet protestët në mbrojtje të të drejtave të grave në Kosovë…

February 8, 2019

Pas deklaratës së Nora Istrefit, e cila dënonte përdhunimin e të miturës nga Drenasi, një tjetër këngëtare ka dalë në mbrojtje të të drejtave të grave.

Dafina Zeqiri është bërë sot pjesë e protestës me pankartë në dorë dhe ka bërë thirrje që të bëhen të gjithë pjesë e saj.

“Bac edhe sa thirrje” shkruhet në pankartën që po e mban Dafina në duar, ndërkohë që këngëtarja u ka bërë thirrje të gjithëve që t’i bashkohen protestës pas rastit të abuzimit seksual dhe thekson se duhet bërë më shumë për të parandaluar dhe ndëshkuar dukuri të tilla.

“Kjo protestë është pak krahas asaj çka duhet bërë për t’u parandaluar dhe ndëshkuar dukuritë e tilla në vendin tonë, ku vajzat, si ato të reja në moshë, e po ashtu ato më të rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi të gjitha, nuk kanë as ku të ankohen ose të kërkojnë ndihmë. Edhe ndihma e kërkuar kthehet në ankth. Është dashur të gjithë të marrin pjesë në këtë protestë e jo të përfundojë me kaq! Duhet të gjithë t’i bashkohen iniciativës së nisur, me shpresë që një ditë të bëhet mirë!”-shkruan ajo në mbishkrimin qe shoqëron postimin e saj në Instagram.

Banorët e Drenasit dhe jo vetëm kanë dalë sot në rrugë për të protestuar nisur nga skandali seksual që shokoi gjithë Kosovën ku një mësues dhe një polic kishin abuzuar seksualisht ndaj një 16-vjeçareje. Protesta kundër abuzimit të vajzave dhe grave është organizuar nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background