Çorapet e Michael Jackson nga ‘moon walk-u’ i tij i parë, në ankand për 1 milion dollarë

November 7, 2019

Çorapet me gurë që Michael Jackson veshi për ‘moon ëalk-un‘ e tij të parë, dalin në ankand për 1 milion dollarë.

Ato ishin pjesë e koleksionit të aktorit Frank, që ishte njëherësh edhe menaxheri i yllit të popit.

Çorapet janë nxjerrë në ankand nga gruaja e tij, duke qenë se Frank vdiq në 2011 dhe ajo ka firmosur një letër ku konfirmon se Jackson i ka veshur vërtet ato.

Pavarësisht skandaleve që përfliten muajt e fundit, Michael Jackson ka ende fansat e tij besnikë që do të shpenzonin një pasuri të tërë qoftë edhe për çorapet e tij.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background