Cila do të jetë tema e Met Gala-s këtë vit?

March 4, 2020

Ekspozita e pranverës këtë vit në Met Gala, e njohur ndryshe si nata më e madhe në kalendarin e modës, do të përqendrohet tek koha. Për shkak të 150-vjetorit të krijimit, viti 2020 do të jetë një vit historik për Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Në përputhje me përvjetorin, Instituti i Kostumeve të Artit njoftoi se tema e Met Gala 2020 do të jetë “Rreth kohës: Moda dhe Kohëzgjatja”. Një nga eventet më të shumëpritur të modës do të nisë më datë 4 Maj.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background