Chris Evans i jep lamtumirën “Capitan America”…

October 8, 2018

Aktori i njohur Chris Evans i ka dhënë lamtumirën e tij rolit si Captain America  pas përfundimeve të “Avenger 4” . Lajmin e dha nëpërmjet një postimi në Twitter:

“Unë përfundova zyrtarisht me rolin tim si “Avengers 4”. Ishte një ditë shumë intensive. Interpretimi i këtij roli gjatë tetë viteve të fundit ishte një nder. Të gjithë atyre që ishin prapa kamerave, si dhe për publikun në saj të të gjitha kujtimeve, ju jam përjetësisht mirënjohës”.

Karriera e tij si Capitan America zgjati plot 8 vjet, duke filluar nga viti 2011. Ai ka luajtur tre filma të dedikuara këtij personazhi përveç katër serive të Avenger  (duke përfshirë edhe atë të fundit i ciili do të publikohet në Maj të 2019-tës).

Kanë qenë të shumtë fansat që i kanë komentuar të emocionuar e ndër to edhe yje e Hollywoodit si Rayn Reynolds apo Dawne “The Rock” Johnson.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background