Chris Brown nxit zemërimin e fansave..

Written by on March 5, 2020

Këngëtari i famshëm Chris Brown po shndërrohet në një personazh famëkeq për shkak të historive të shumta në marrëdhënie me vajzat. Një postim që ka bërë ditën e kaluar ka shkaktuar reagime të ashpra nga fansat e tij.

Pas një fundjave të shfrenuar me miqtë e tij, Brown shkroi në rrjetet sociale se bëri analizat dhe doli negativ për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Fansat e këngëtarit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë informacion duke komentuar se ai nuk po tregon aspak respekt për partneren e tij Ammika Harris e cila solli në jetë fëmijën e tij pak javë më parë.

Tagged as

Current track

Title

Artist

Background