Channing Tatum dhe Jessie J rikthehen sërish bashkë

January 16, 2020

Një muaj pas lajmit për ndarjen e tyre, Channing Tatum dhe Jessie J janë rikthyer sërish bashkë! Dyshja raportohet se është parë në Los Angeles gjatë fundjavës në një dyqan mobiljesh, pavarësisht se u përpoqën të kalonin pa rënë në sy.

Të dy të veshur sportivë dyshja janë shfaqur në humor të mirë dhe bashkë tërë kohën, teksa ndanin mendimet rreth artikujve të ndryshëm.

Besohet se Channing dhe Jessie, vendosën të largohen nga njëri-tjetri pasi po përpiqeshin të shihnin si funksionon lidhja e tyre në distancë, për shkak të angazhimeve në karrierat respektive. Aktori thuhet se gjatë kësaj periudhe është shumë i zënë me karrierën e tij, me të qenit baba dhe me udhëtimet e shpeshta.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background