Çfarë i tha Mbretëresha Harry-t në takimin e fundit?
March 5, 2020
Princi Harry dhe Mbretëresha Elizabete kanë biseduar për orë të tëra në një takim privat në pallatin mbretëror. Sipas mediave të huaja biseda ka qenë me tone të qeta.
“Do doja ta shikoja Archie-n duke u rritur nëpër mbretëri”, mësohet t`i ketë thënë mbretëresha Harry-t, por kjo s`është e vetmja fjali prekëse. “Nëse një ditë do pendohesh, dyert për ty janë gjithmonë të hapura”, ka shtuar më pas ajo, duke dëshmuar se nën petkun e mbretëreshës gjendet një zemër gjysheje.