Showbizz

Page: 6

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Juventus përfshirë edhe Cristiano Ronaldon janë vetëizoluar pasi futbollisti Daniele Rugoni doli pozitiv me koronavirus. Ronaldo është izoluar në vilën e tij me partnerën Georgina dhe fëmijët. Por mesa duket Georgina është mërzitur duke qëndruar në shtëpi dhe ka dalë të bëjë shopping në disa dyqane veshjesh. Ajo është […]

Aktorëve të infektuar me koronavirus iu është shtuar edhe ajo e “La Casa de Papel”. Bëhet fjalë për Itziar Ituno që luan rolin e inspektores Raquel. “Është zyrtare, që nga e premtja pasdite kam simptoma, temperaturë dhe kollë të thatë. Sot mora përgjigjen e testit dhe është koronavirus. Rasti im është i lehtë, por virusi […]

Maluma pritej të performonte në Tiranë më 14 mars, por duke marrë parasysh përhapjen e Covid-19, qeveria u detyrua të ndalonte gjithë grumbullimet masive. Si rrjedhim, koncerti i artistit latin u shty për një datë të mëvonshme. Sipas faqes së tij zyrtare, koncerti do të mbahet më 6 shtator dhe të gjitha biletat e blera […]

Pak ditë pas deklaratës se ishte infektuar me koronavirus, aktori 47-vjeçar, Idris Elba, ka treguar edhe momentin kur sipas tij është infektuar. Bëhet fjalë për takimin me gruan e kryeministrit kanadez Justin Trudeau më 4 mars në Wembley të Londrës, gjatë një eventi bamirësie. Ekziston edhe një foto e atij takimi, ku midis tyre ndodhet […]

“Contagion”, një prodhim i vitit 2011, është renditur si një ndër filmat më të shikuar gjatë periudhës së shpërthimit të koronavirusit. Filmi flet për një virus pandemik që shpërndahet me shpejtësi, i cili u merr jetën 26 milionë njerëzve në të gjithë botën. Në film bëhet fjalë për virusin e quajtur MEV-1. Ai ka origjinën […]

Aktorja Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku mund ta kenë kaluar ose mund të jenë ende të infektuar me Covid-19. Në një lidhje direkte gjatë një interviste në ‘Shqipëria live’ në Top Channel, aktorja tha se kishte dyshime për faktin se Frroku kishte takuar në një ceremoni mortore pacientin zero, duke i dhënë […]

Situata e shkaktuar prej koronavirusit ka bërë që të anulohet Festivali Europian i Këngës për këtë vit. Eurovison 2020 i cili ishte parashikuar të mbahej në muajin maj në Roterdam të Holandës, është anuluar dhe njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e eventit muzikor. Mësohet se ekziston mundësia që ky festival të mbahet […]

Aktori dhe këngëtari i famshëm i grupit “Thirty Seconds to Mars”, Jared Leto u shokua krejtësisht pasi mësoi se tashmë Koronavirusi i ri ka ndryshyar krejtësisht botën. Artisti ishte pjesë e një eksperience 12 ditore meditimi në shkretëtirë së bashku me disa nga miqtë e tij ku nuk kishin telefona dhe asnjë kontakt me botën. […]

Që kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, Bebe Rexha është shumë aktive në Tëitter ku po kontakton me ndjekësit e saj. Këngëtarja ka bërë me dije se një mik i afërt i shokut të saj, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në moshën vetëm 42-vjeçare. E shqetësuar nga ky lajm, Rexha po vazhdon t’iu […]

Rachel Matthews, aktorja e “Frozen 2”, në rolin e Honeymaren ka treguar se prej një javë ndodhet në vetizolim për shkak se ka rezultuar pozitive me COVID-19. “Hej miq, u testova dhe dola pozitive për COVID-19 dhe kam një javë në karantinë. Nuk di se cili do jetë hapi im i radhës, por padyshim që […]


Current track

Title

Artist

Background