Cardi B “i jep lamtumirën” Instagramit…

February 12, 2019

Menjëherë pas fitores së ccmimit Grammy, reperja Cardi B postoi një video në Instagram ku i drejtohej fansave dhe ndjekësve, të cilët nuk ishin dakord me fitoren e saj.

Pak orë pas postimit, e cili ende qarkullon në internet, reperja e njohur e mbylli llogarinë në Instagram, me justifikimin se “i ka ardhur në majë të hundës.”

Në videon e fundit të publikuar, Cardi thotë: “Punova fortë për këtë projekt muzikor. Mbaj mend që vitin e kaluar në Grammys të gjithë po thonin se mua mu vodh fitorja, po tani çfarë problem keni? Albumi im u bë platin dy herë, në çdo renditje që ekziston ishte në 10 vendet e para. Punova shumë, mbylla veten në studio për 3 muaj dhe pasi e pëfundova, fjeta 4 ditë rresht gjumë. Gjatë gjithë kohës isha shtatzënë dhe e kam mbyllur në kohë rekord.”

Pas komenteve të vazhdueshme negative, reperja vendosi që ta mbyllë përfundimisht llogarinë në Instagram.

Polemikat fillimisht nisën nga Ariana Grande, e cila e quajti fitoren e Cardi-t një “idiotësi”. Ajo më pas shpjegoi që në fakt të gjithë inatin e kishte me akademinë e vlerësimit, të cilët kishin ftuar prindërit e ish-të dashurit të saj Mac Miller në ceremoni edhe pse e dinin që ai s’do të fitonte


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background