Cardi B i jep fund martesës një vjeçare me Offset!

December 5, 2018

 

Cardi B dhe Offset i kanë dhënë fund martesës së tyre një vjeçare. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Cardi nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram. Ajo në videon selfie të realizuar, ajo u shpjegon të gjithë ndjekësve arsyet e ndarjes me partnerin.

“Unë jam përpjekur t’i bëj gjërat që të funksionojnë me babanë e fëmijës tim. Ne jemi miq të mirë dhe partner të mirë në biznes. Kemi shumë dashuri për njëri tjetrin por gjërat nuk kanë funksionuar mes nesh për një kohë të gjatë dhe për këtë nuk e ka fajin askush. Mendoj se dashuria na është zbehur me kohën. Do të na duhet pak kohë për tu divorcuar, megjithatë unë do ta dua sepse është babai i vajzës sime”.

 

View this post on Instagram

 

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

Cardi B dhe Offset janë martuar në fshehtësi në shtatorin e vitit 2017 dhe më pas reperja e ka konfirmuar martesën në qershor të 2018. Ata janë prindër të vajzës 4 muajshe, Kulture.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background