Brooklyn Beckham sulmohet nga e dashura në Cannes Film Festival!

May 27, 2019

Nuk është hera e parë që djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn, dhe dashura e tij, modelja Hana Cross përfshihen në një zënkë publike, por këtë herë thuhet se është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për t’i ndarë pasi kjo e fundit sulmoi Brooklyn gjatë Festivalit të Filmit.

Sikurse raporton “The Sun” 20-vjeçari dhe e dashura e tij, 22-vjeçare, po shijonin një drekë dhe po pinin shampanjë kur shpërtheu debati mes tyre, i cili agravoi më pas edhe në dhunë fizike.

Dëshimtarët thonë se dëgjuan ulërima dhe të qara dhe më pas Hana ka filluar të qëllojë Brooklyn me shpullë aq sa është dashur ndërhyrja e sigurisë për t’i ndarë.

Prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria Beckham u kontaktuan menjëherë dhe u raportuan për incidentin.

Nuk është çudi që ata janë të shqetësuar seriozisht për marrëdhënien toksike të çiftit dhe nga e gjithë kjo dramë publike poshtëruese.” -është shprehur një burimi i afërt i tyre.

Shkak për zënkën mendohet të kenë qenë argumentet rreth profilit të Brooklyn si një Beckham, ndërkohë që thuhet se ai bëhet xheloz shumë shpejt.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background