Bleona Qereti rikthen këngën e famshme italiane; videoklipi do ju lërë pa fjalë…

January 11, 2019

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti prej vitesh vazhdon karrierën e saj në SHBA, pa lenë mënjanë dhe jetën publike që ka në Shqipëri.

Së fundmi ajo ka publikuar një këngë të re, që nuk është produksioni i saj, por një risjellje e këngës italiane “Su di noi” e kënduar nga Pupo. sëbashku me këngën ajo ka sjellë dhe një videoklip të ri kontroversial, ku në disa skena mbulon zonën intime me një trëndafil të kuq. Ajo e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin. Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë”,-shkruan Bleona.

 


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background