Billie Eilish triumfon në Grammy’s, me 5 çmime të fituara

Written by on January 27, 2020

Billie Eilish ishte mbretëresha absolute e ceremonisë së çmimeve Grammy mbrëmjen e së dielës, duke fituar 5 të tilla, ndër të cilat edhe 4 më të rëndësishmet, për albumin, këngën dhe regjistrimin më të mirë të vitit, dhe gjithashtu atë të artistit të ri më të mirë.

18-vjeçarja e kthyer në sensasion për adoleshentët, fitoi për albumin e saj debutues “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” dhe singëllin “Bad Guy”. Eilish zbriti kështu nga froni Taylor Swift si artistja më e re që fiton çmimin për albumin më të mirë.

Vëllai i saj, Finneas O’Connell, u vlerësua si producenti i vitit për punën në realizimin e albumit të 18-vjeçares. Një tjetër fytyrë e re e industrisë, Lizzo, iu rrëmbeu emrave veteranë 3 statueta, përfshirë për performancën më të mirë pop, solo.


Current track

Title

Artist

Background