Billie Eilish, publikon ‘Everything I Wanted’, një këngë për dashurinë mes vëllait dhe motrës

January 29, 2020

Fituesja kryesore e ceremonisë “Grammy”, Billie Eilish, ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, “Everything I Wanted”, pikërisht në kohën kur theu dy rekorde, duke u bërë artistja më e re në moshë që ka shkruar dhe interpretuar kolonën zanore të filmit “James Bond”, dhe artistja më e re në moshë që ka triumfuar në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” në historinë e shpërblimeve “Grammy”, duke mundur kështu  Taylor Swift. Projekti i fundit i këngëtares 18-vjeçare me titull “Everything I Wanted”, shpreh dashurinë mes vëllait dhe motrës. Videoklipi i këngës është realizuar nga vetë këngëtarja dhe në këngë përfshihet edhe vëllai i saj dhe bashkëpunëtori i saj muzikor, Finneas O’Conell.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background