Billie Eilish flet për komentet seksiste në turneun e saj botëror

March 11, 2020

Ylli i muzikës pop Billie Eilish dha një mesazh të fuqishëm në lidhje me shmangien e komenteve seksiste, ndërsa ajo filloi turneun e saj botëror në Miami natën e së hënës.

18-vjeçarja ka thënë edhe më parë se ajo vesh rroba të gjera, për të mos u përballur me komentet seksiste dhe i është drejtuar kritikuesve të respektojnë zgjedhjen e saj.

“Nëse ajo që unë vesh është e rehatshme, nuk jam një grua. Nëse do të tregoj format e mia, jam zuskë. Edhe pse nuk e keni parë kurrë trupin tim, ju akoma flisni për të, Pse?,” tha ajo.

Video dy minutëshe që është pjesë e këngës së Ellish, tregon se ajo ishte duke hequr disa veshje deri sa ngeli me reçipeta, për t’u futur më pas në sipërfaqen e një lëngu të zi.
Në fund të klipit, ajo thotë se njerëzit nuk duhet të gjykohen për format e tyre.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background