Beyonce na befason sërish; ja ku e shohin fansat…

January 10, 2019

Në çdo dalje publike, Beyonce bën bujë, por kjo e rradhës ishte totalisht e papritur.
Queen Bey është fotografuar në një supermarket të quajtur “Target”, e veshur me një jumpsuit dhe me syze. Ajo kishte marrë me vete dy asistentë një prej të cilëve po shtynte karrocën e një tjetër kujdesej që ta ndihmonte në zgjedhjet e produkteve në supermarket.

Në Twitter ndjekësit janë “çmendur” duke shpërndarë meme dhe batuta me ironi për bodyguard-ët e saj. Shumë hedhin sugjerime se çfarë mund të ketë blerë Beyonce, pampers dhe ushqime për binjakët e saj apo ndonjë gjë të shpejtë për festën e vajzës së saj të madhe Ivy e cila mbushi 7-vjeç me 7 janar.

Disa të tjerë shkruajnë se Beyonce bën pazar si gjithë të tjerët në një market të thjeshtë dhe nuk e vret shumë mendjen se përrreth ka njerëz të zakonshëm.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background