“Beteja” mes Tom dhe Jerry mbush 80 vjet

February 10, 2020

Janë mbushur plot 80 vjet nga krijimi i Tommy dhe Jerry. Ndërtimi i duos u realizua nga krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera të cilët donin të imitonin suksesin e studiove të tjera, që kishin prodhuar karaktere si Porky Pig dhe Mickey Mouse. Për herë të parë filmi i animuar u publikua në vitin 1940 dhe u bë hit duke iu sjellë autorëve një nominim Oscar për filmin më të mirë të shkurtër. Betejat e vazhdueshme  mes Tommmy-t dhe Jerry-t e ndihmuan dyshen e animuar të fitojë shtatë çmime ‘Academy Aëards’ dhe të ardhura astronomike nga filmat artistikë. Në 80 vite krijimi, macja dhe miu janë shfaqur në të gjitha format, nga një version për fëmijë deri në një film muzikor të vitit 1992, ku ata kënduan dhe folën. Krijuesi Bill Hanna vdiq në 2001 kurse Joe Barbera ndërroi jetë në 2006.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background