Besa Kokëdhima tërhiqet nga ‘Kënga Magjike’: ‘Jam zemërthyer’

November 29, 2019

Kënga Magjike po afron por pas ngjarjes tronditëse me tërmetin, duket se jo të gjithë artistët janë në gjendjen e duhur shpirtërore për të performuar. Besa Kokëdhima ka njoftuar në Instagram se ka vendosur të tërhiqet nga gara e “Këngës Magjike”.

“Të dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se në këtë kohë tragjedie, pikëllimi dhe paniku, e kam të pamundur të performoj në datën 5-7 dhjetor në ‘Kënga Magjike 2019’,” shkruan ajo. “Zemra ime është e ngarkuar me dëshpërim dhe vuajtje për ata që nuk janë më dhe nuk jam në gjendje të këndoj kur me bashkëkombësit e mi ka ndodhur kaq shumë; ndaj më duhet të tërhiqem zyrtarisht nga ‘Kënga Magjike 2019’.”

Në vijim shton: “Jam e bindur që ‘Kënga Magjike’ do të bëjë një punë të lavdërueshme për të kontribuar në mënyrën e saj për të ndihmuar të prekurit, unë do të jap në heshtje ndihmën dhe kontributin tim për të lehtësuar sadopak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme të tyre. Kërkoj ndjesë fansave të mi të cilët prisnin perofmimin tim dhe falenderoj organizatorët dhe Ardit Gjebrean për gjithçka që kanë bërë për mua dhe kolegët e mi.”


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background