Bëhuni gati, shumë shpejt vjen bashkëpunimi i Era dhe Nora Istrefit!

April 4, 2019

Sikurse është bërë publike edhe më parë ,”Nuk di” është kënga që do të sjellë bashkëpunimin e shumëpritur të këngëtareve të njohura, motrave Istrefi.

Përmes një postimi në Insta Story, ku ka etiketuar edhe Norën, Era Istrefi ka bërë publike datën së kur do të mund ta ndjekim bashkëpunim e tyre të shumëpritur.

“4/19”-shkruan Era në mbishkrimin e fotos, duke bërë 19 prillin datën zyrtare.

Në postimet e Norës dhe Erës në rrjetet e tyre sociale jemi njohur me look-un që do të shfaqen gocat në klip.
Sikurse mund të shihni në fotot e mëposhtme, Era do të shfaqet me një stil më të ëmbël ndërkohë që Nora duket se ka guxuar më shumë me paraqitjen e saj.





Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background