Bebe Rexha zbulon ankesat e prindërve ndaj saj…

March 15, 2019

Kënga e fundit e Bebe Rexhës, “Last Hurrah”, u prit mirë nga fansat e saj, por mesa duket familja Rexha nuk pati të njëjtin reagim.

Ajo më herët ka treguar se babai i saj nuk e pëlqeu aspak klipin dhe e cilësoi “pornografi”, dhe për këtë arsye ai edhe nuk i ka folur për disa kohë. Por Flamur Rexha nuk është i vetmi pjesëtar i familjes që nuk është dakord me punën e Bebes.

Këngëtarja ka zbuluar për “AOL” se dhe mamaja e saj kishte një ankesë për hitin “I’m a Mess”. Ajo “urren” që Bebe flet hapur për terapinë psikologjike dhe e tregon në pjesë të këngës:
“It’s gonna be a good, good life
That’s what my therapist say.” (Do jetë një jetë e mirë, kështu thotë terapisti im)

Mamaja e saj është shprehur se nuk duhet t’i lërë njerëzit të mendojnë se ajo nuk e ka rritur mirë.

“Mami është 2019; është në rregull të ulesh dhe të flasësh me dikë që s’di asgjë për ty. Është në rregull të kujdesesh për veten. Jo vetëm fizikisht, por edhe mentalisht. Njerëzit frikësohen nga kujdesi për veten, sepse nuk duan të gjykohen. Ndërsa unë, dua të vë pikërisht këtë gjë në pah.” – kështu është shprehur këngëtarja drejtuar së ëmës.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background