“Barbie” në versionin kinematografik; ja kush do të luaj rolin e kukullës…

January 9, 2019

Çdo personazhi të trilluar për fëmijë është duke ju bërë një version në film. I rradhës është për kukullën Barbie, e preferuar e të gjitha vajzave të vogla.

Deri më tani jemi mësuar ta shohim si personazh në shumë filma vizatimorë, por së shpejti për herë të pare do të realizohet filmi për kukullën më të famshme në botë.

Ndërkohë, ditën e djeshme në mediat e huaja, kanë qarkulluar lajme se aktorja që do të luajë rolin e ‘Barbie’ është piëkrisht australiania me sy bojqielli, Margot Robbie.

“Jam e nderuar që po prodhohet një film që mendoj se ka një impakt shumë pozitiv te fëmijët dhe audienca kudo në botë”, tha aktorja për një intervistë të dhënë pak më parë. Xhirimet e filmit pritet të nisin së shpejti dhe data e publikimit nuk është thënë ende.

foto galeri


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background