Ava Max në revistën “Time”/Miliona kopje në mbarë botën…

August 5, 2019

Revista prestigjioze ‘Time’ i ka kushtuar një artikull hiteve më të reja të momentit ku përfshin edhe këngën më të re të shqiptares Ava Max, (Amanda Koçi).

Sipas revistës ‘Time, Max po bën muzikë pop prej më shumë se një viti duke shitur miliona kopje në të gjithë botën dhe duke kapur majat e Billboard në Shtetet e Bashkuara.

Revista ‘Time’ shkruan se kënga më e re e Ava Max e quajtur “Blood, Sweat and Tears” sapo ka dalë në tregjet ndërkombëtare dhe ka tendencën për t’u pëlqyer menjëherë së bashku me një tjetër hit të sajin “Freaking me Out”.

Max është nominuar nga MTV VMA si artistja e re më e mirë e vitit duke iu bashkuar atisteve të tjera me origjinë shqiptare si Bebe Rexha dhe Dua Lipa. Max ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga dy prindër që vijnë nga Saranda dhe Tirana. Ajo pritet të publikojë albumin e saj të parë brenda këtij viti.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background