Ava Max krenare për origjinën: “Ndihem vërtet shqiptare!”

April 4, 2019

“Sweet but Psycho” është kënga që ngriti në majë të klasifikimeve këngëtaren me origjinë shqiptare,Ava Max.

Në një intervistë për Phoenix, Ava ka rrëfyer vështirësitë e jetës së saj si dhe ka treguar sesi ka arritur këtu ku është sot.

Këngëtarja e re dhe prindërit e saj kanë emigruar drejt Amerikës para shumë vitesh, por të qenit një emigrant ka qenë mjaft e vështirë për të zënë vend në shoqëri por edhe për të kaluar kohë me familjen.

“Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë u kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet”.- ka thënë ajo.

Më tej Ava Max ka treguar: “Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina”.

Por pavarësisht kësaj, Ava Max nuk e ka mohuar origjinën e saj dhe madje flet me shumë krenari për të

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background