Aurela Gaçe: “Këtë vit, nuk e fitoj unë Këngën Magjike…”

December 7, 2018

Nëse Aurela Gaçe merr pjesë në kompeticion muzikor, të gjithë të tjerët “dridhen”, sepse sa herë është në garë ajo, nuk ka më sfidë – ajo është fituese.
Por këtë vit, situata është ndryshe. Pavarësisht se kënga e saj është e pëlqyer, nga klikimet në Youtube nuk duket triumfatore, gjë e re për këngëtaren vlonjate. Madje dhe Aurela e ka shprehur, që nuk i është future garës për të fituar, por për të bërë qejf.

Këtë vit, së bashku me Eli Farën, dy mikeshat kanë sjellë një këngë feste, “Zemra rratatata” dhe kështu duan ta kalojnë këtë edicion.

Në një prononcim për revistën Class, pasi u pyet nëse do e fitoj Këngën Magjike, ajo u përgjigj:

“Jo, madje as dy herët e fundit kur jam future, se herën e parë këngën ‘Hape veten’ e kisha me qëllimin jo të fitoja, por të dilja fort dhe kënga u ndërtua në atë mënyrë. Dy këngët e tjera i kam kënduar për qejfin tim, paçka se edhe ato i bëra fort. Sivjet, ne jemi futur për të festuar. Po ta dëgjoni dhe këngën, kënga është qejf, me vargje të thjeshta, të kuptueshme, shqip, pastër. Është e qëllimshme, mos kujtoni se ne e bëjmë pa qëllim, por ishte dëshira e të dyjave, edhe e Elit, edhe e imja, dhe ia kemi kërkuar Adi Hilës me ngulm që kënga të kishte ndjesi feste, sepse njerëzit janë kaq të lodhur… Këtë herë vendosëm të vinim si festë dhe erdhëm për t’i thënë publikut faleminderit që na keni dashur gjithë këto vite. Po deshët, na duartrokisni prapë..” – tha Aurela.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background