Aurela Gaçe ka dy fjalë për t’i thënë Jonida Maliqit, pas debutimit të saj në Eurosong 2019…

April 24, 2019

Para disa ditësh, Jonida  Maliqi performoi këngën “Tokës time” në një  koncert që u mbajt në Spanjë, bashkë me artistë të tjerë pjesmarrës në festivalin europian të këtij viti.

Para se të performonte Jonida, u transmetua një kolazh me këngëtarët që kanë përfaqësuar Shqipërinë ndër vite.

Kështu, performancat e aristëve si Anjeza Shahini, Kejsi Tola, Rona Nishliu, Elhaida Dani, Aurela Gaçe dhe Eugent Bushpepa u shfaqën në monitor në një mini klip të realizuar nga televizion spanjoll.

Aurela Gaçe e cila njihet për natyrën e saj suportuese ndaj kolegëve ka shpërdarë këtë video në llogarinë e saj në Instagram, ku shpreh emocionet e saj për këtë eksperiencë dhe i drejton disa fjalë “këshilla”, Jonidës:

“Sërish emocione nga Eurovision-i. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur këtë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes sonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo! Jonida Maliqi e dashur, në fund të eksperiencës, edhe mbas shume viteve, do të të ngelet shija e bukur e dashurisë që po merr . Ta kam thënë që në fillim, shijoje çdo sekondë. Me vendin tënd mbi shpatulla, gjithmonë e fortë”.

Sigurisht Jonida Maliqi është ndjerë tepër e vlerësuar, pas një dedikimi të tillë dhe nuk ka nguruar për t’i kthyer një  përgjigje.

“ Ti je e rrallë, për mos të thënë Unike. Faleminderit me zemër. Krenare kur shihja artistet ndër vite pak minuta para debutimit tim. Të dua”.-shkruan këngëtarja nën postimine publikuar nga Aurela

View this post on Instagram

🇦🇱🥰💖 Serish emocione nga Eurovision-i❤ Madridi dhe televizioni spanjoll kishte pergatitur kete kartoline qe parapriu performancen e Jonides! E lumtur qe gjeta veten mes kolegeve, ne ate qe eshte nje eksperience e madhe mes trysnise ne Shqiperi dhe dashurise pa limit me fansat e vertete te Shqipes tone e atyre nderkombetare! Kam pare videot e Jonides ne turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut 'Feel the Passion'. Ne ka dicka qe ja vlen nga Eurovisioni, pa diskutim eshte dashuria qe merr atje, kudo! @jonidamaliqi e dashur, ne fund te eksperineces, edhe mbas shume viteve, do te te ngelet shija e bukur e dashurise qe po merr . Ta kam thene qe ne fillim, shijoje cdo sekonde . Me vendin tend mbi shpatulla ,gjithmone e forte 🇦🇱

A post shared by E pasur jam, se ty të kam (@aurelagaceofficial) on


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background