Aulona Musta lëshon thumb-at nga shtëpia për VIP-at që postojnë foto nga plazhi!

Written by on April 14, 2020

Vendi ynë dhe jo vetëm prej disa javësh ndodhet në izolim për shkak të masave të marra si parandalim i përhapjes së Covid-19, por një gjë gjë është vënë re, edhe pse shumica prej “njerëzve të thjeshtë” qëndrojnë në shtëpi, personazhet e njohur të ekranit postojnë foto nga plazhet e shqipërisë.

Aulona Musta nuk ka nguruar të përcjellë një mesazh thumbues për të gjithë personazhet publik që kanë thyer rregullat e karantinës, dhe madje kanë dhënë një shembull të keq për njerëzit e thjeshtë.

Në një video live në Instagram, moderatorja Musta, duke folur për rregullat që duhen zbatuar për të mbajtur larg pandeminë, ka përmendur dhe një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të saj. Disa nga personazhet e showbiz-it shqiptar kanë zgjedhur që fundjavave të relaksohen në vilat e tyre apo shtëpitë buzë detit. Kjo gjë Aulona Mustës i duket skandaloze ndërkohë që japin mesazhe për qëndrimin në shtëpi.


Current track

Title

Artist

Background