Ariana Grande tribut për ish të dashurin në turin botëror!

March 20, 2019

Ariana Grande nisi mbrëmjen e kaluar turin e saj botëror “Sweetener” dhe kishte rezervuar një surprizë për të gjithë fansat, që kishin arritur të siguronin një biletë për koncertin e parë të yllit të popit.

Përpara se Ariana të ngjitej në skenë, kishte zgjedhur të luante disa nga këngët e ish-të dashurit të ndjerë Mac Miller, i cili ndërroi jetë në shtatorin e 2018-ës si pasojë e një mbidoze. Tributi i artistes për reperin, që nuk e harron ta kujtojë sa herë i jepet mundësia, ishte shumë emocionues sipas të pranishmëve në koncert dhe sigurisht u shoqërua me shumë lot.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Grande i bën një tribut ish-partnerit të saj apo kujdeset që kujtimi i tij të jetojë. Kënga më e re e artistes “Ghostin”, ka muzikën e hitit të Mac “2009”. Ndërkohë që në muajin dhjetor këngëtarja mbuloi një nga tatuazhet që bëri për Pete Davidson, me emrin e qenit të reperit, Myron, për të cilin po kujdeset që pas vdekjes së tij.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background