Ariana Grande si “Mean Girls”; publikon trailer-in e këngës…
November 27, 2018
Ariana Grande ka gjithë javën që na ngacmon me sekuenca fotografike nga videoklipi më i ri i këngës “Thank U, Next”, i inspiruar nga filma adoleshentësh si Legally Blonde dhe 13 Going 30.
Dhe më në fund, mbrëmjen e së hënës, Ariana publikoi sekuencen e parë të segmentit të inspiruar nga filmi Mean Girls, që përmban disa nga aktorët origjinal që kanë luajtur në filmin e famshëm.
Sa për një datë të lançimit të videoklipit, 25 vjeçarja që do personifikoj rolin e Regina George, tha shkurt, pastër, qartë: ‘së shpejti’.
‘Thank U, Next’, e cila u publikua më 3 nëntor, ka arritur tashmë suksesin platinium.