Ariana Grande përmbyll vitin më të vështirë të jetës me trofe në duar!

December 7, 2018

Dhimbja vërtet që nxjerr art. Mbrëmjen e kaluar, Ariana Grande ka shkëlqyer në ndarjen e çmimeve ‘Billboard 2018’. Këngëtarja tërhoqi çmimin ‘Artistja Vitit’, një paranteze që shpjegonte të gjitha arritjet e saj për të cilat meritoi titullin. Por ajo që na bëri përshtypje ishte fjalimi i saj i ndjerë,

Teksa fliste duke mbajtur çmimin në dorë, Ariana u shfaq e prekur dhe u shpreh: “Është e çuditshme që ky është viti më i mirë i karrierës sime muzikore, por më i keqi në jetën personale. Këtë nuk po e them për të marrë simpatinë tuaj, por sepse e ndjej. Me siguri shumë nga ju më shohin në këtë skenë dhe thonë: ‘Uau ajo është artistja e vitit dhe duket që çdo gjë e ka në kontroll’.

Në fakt as nuk ja kam idenë çfarë po bëj me jetën time personale. Nëse edhe dikush tjetër që më shikon tani e ndjen të njëjtën gjë dua t’i them që nuk është vetëm”.

Ariana pësoi traumë pas bombardimeve në koncertin e saj në Manchester nga sulmet terroriste. Ju desh shumë kohë ta merrte veten nga kjo ngjarja, por fati nuk e deshi që të jetonte rehat. Vetëm para pak muajsh u nda nga jeta ish-i dashuri i saj dhe pak javë më parë u nda nga i fejuari.

zdfgfghj.jpg

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background