Ariana Grande në gjyq, akuzohet se ka vjedhur ‘7 Rings’

January 17, 2020

Një betejë e ashpër gjyqsore do të mbahet së shpejti mes Ariana Grande dhe Josh Stone.

Ky i fundit ka akuzuar këngëtaren e famshme për plagjiaturë mbi këngën ‘7 Rings’. Këngëtari, tekstshkruesi dhe producenti i cili është i njohur me emrin e artit “DOT” pretendon se Ariana ka vjedhur 39 nota muzikore nga kënga e tij “You Need I Got It” e vitit 2017.

Ai së bashku me një grup tjetër muzikantësh kanë analizuar me imtësi ‘7 Rings’ dhe janë të bindur se projekti muzikor është i vjedhur.

Kujtojmë se ‘7 Rings’ është kënga që theu rekorde shikueshmërie duke grumbulluar plot 10 milion dollarë. Hiti i Arianas gjithashtu është renditur në vend të parë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” për 7 javë radhazi.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background