Ariana Grande ndërpret koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore

Written by on November 18, 2019

Yllit të muzikës pop Ariana Grande, i është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’, në mënyrë që t’i përkushtohet shëndetit.

Përmes një postimi në Instagram këngëtarja zbuloi për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta që kur performoi në Londër.

Ajo tha se zëri i saj tingëllon mirë, por për shkak të shqetësimeve shëndetësore nuk mund të marrë frymë në skenë ndaj dhe vendosi të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.

Edhe pse ende nuk është e sigurt se çfarë i shkaktoi problemet e saj shëndetësore, Grande u ka premtuar fansave se do të njoftohen “sa më shpejt që të zbulojë se çfarë po ndodh me organizmin e saj”.


Current track

Title

Artist

Background