Ariana Grande do të jetë protagoniste e këtij seriali, në krah të idhullit të saj…

August 1, 2019

Ariana Grande-n nuk do ta shohim më vetëm duke dhënë përformancat e saj në koncertet në të gjithë botën, të cilat jo rrallë shoqërohen dhe me ndonjë shpërthim emocional aty-këtu, apo duke nxjerrë këngë që i kërkon “atij” të ndahet nga e dashura.

Këngëtaren do ta shohim dhe si aktore, në një prej serialeve më të ndjekur të momentit, që është duke xhiruar sezonin e dytë. Bëhet fjalë për “Kidding”, që është shfaqja televizive e gjeniut të komedisë, Jim Carrey.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Ariana do të aktrojë, pasi ajo ka qenë për shumë vite pjesë e “Disney Channel”, pra të gjithë karrierën e ka nisur në ekran. Megjithatë për të kjo eksperiencë e re do të jetë një ëndërr e bërë realitet, për shkak se po punon me Carrey-n, për të cilin thotë se e ka adhuruar që para se të mësonte të fliste.

Në një postim në Instagram, Grande shkruan: “Nuk kam fjalë. Jam ende duke parë telefonin tim dhe ende nuk gjej fjalët e duhura për këtë moment. Mirënjohëse për këtë eksperiencë speciale në jetën time. Asgjë nuk është më e bukur, se sa të punosh dhe të kalosh kohë me dikë që e ke adhuruar që e vogël, që para se të thoja fjalët e para. Në fakt, çfarë është më e bukur, është të zbulosh se ky person është më i veçantë, i dashur dhe më bujar se sa mund ta kesh imagjinuar. Do të bëj një paraqitje të vogël në shfaqjen komike por në të njejtën kohë shumë prekëse “Kidding” në sezonin e ardhshëm. Kjo është një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit Jim dhe Dave që më ftuat. Kam kaq shumë për të thënë por fjalët nuk mund ta shprehin atë që dua të them…

View this post on Instagram

there aren’t words. ☁️☁️☁️☁️☁️☁️☁️i’ve been staring at my screen and no words do this moment justice. thankful for the most special experience of my life. nothing is crazier than getting to work with and spend time with someone whom you’ve idolized and adored since before you could speak. actually, what’s even crazier is discovering that person to be more special and warm and generous in person than you ever could’ve imagined. i get to make a tiny appearance on the hilarious and deeply moving show Kidding next season. this was a DREAM of an experience. thank you thank you thank you Jim and thank you Dave for having me. i have so much more to say but words actually can’t …. cover it.

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on



Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background