Anwar Hadid dhe Dua Lipa në Prishtinë; Modeli bën xhestin patriotik…

August 7, 2019

Që pasi e bënë lidhjen e tyre publike, Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë qenë të pandashëm. Lidhja e tyre duket në rrugë të drejtë pasi ajo shoqërohet kudo nga modeli i njohur.

Madje edhe në “Sunny Hill” në Prishtinë, Hadid ishte pranë të dashurës së tij në çdo moment të festivalit. Publiku shqiptar duket se e ka pritur aq mirë Anwar, sa dhe atij i ka lënë mbresa.

Untitled 1

Dua vazhdon të ndodhet në Prishtinë së bashku me partnerin e saj dhe ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku Anwar shfaqet i veshur me një bluzë të zezë me shqiponjën dykrenare të vendit tonë.

Dua gjithmonë e shpreh me krenari prejardhjen e saj dhe tani duket se edhe vëllai i supermodeleve Hadid pëlqen të qëndrojë këtu.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background