Anulohet ngjarja më e rëndësishme në botën e modës “Met Gala”

March 17, 2020

Redaktorët e revistës “Vogue” e cila është përgjegjëse për organizimin e gala mbrëmjes së përvitshme “Met Gala”, kanë bërë të ditur të hënën se edicioni i sivjetmë i kësaj ngjarjeje nuk do të mbahet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Edhe Muzeu Metropolitan i Artit në New York, ku tradicionalisht mbahet “Met Gala”, është mbyllur javën e kaluar. Edhe pse kjo është një prej ngjarjeve më të shumëpritura nga publiku mbarë botëror, e veçanërisht adhuruesit e modës,

“Met Gala” është shtyrë deri në datë të pacaktuar ose ka mundësi që sivjet të mos mbahet fare, në rast se vazhdon rreziku i përhapjes së koronavorusit.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background