Antonio Banderas i rikthehet dashurisë së vjetër…
September 13, 2019
Pas infarktit që kaloi në zemër, Antonio Banderas ka vendosur t’i kthehet dashurisë së vjetër. Në fjalimin e tij gjatë Festivalit të Filmit në Kanada, aktori foli për impaktin e fuqishëm që kishte patur infarkti i cili i kishte ndryshuar jetën dhe se kishte vendosur të fokusohej tek dashuria e tij e vjetër, teatri, madje duke blerë teatrin e tij.

‘Pas infarktit vendosa t’i rikthehem dashurisë së vjetër, teatrit. Eshte si një grua e lënë pas dore por që gjithmonë e ke dashur. Ndaj vendosa të blija teatrin tim dhe të fokusohem aty. Më ofruan role të reja kryesisht antagonisti në Hollywood, por jo nuk ka më kthim’ tha aktori.