Anila Basha bëhet nënë për herë të parë!

Written by on April 8, 2020

Gazetarja e njohur, Anila Basha ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të parë.

Burime bëjnë me dije se djali ka lindur i shëndetshëm dhe nëna ndodhet në gjendje të mirë.

Anila ka vendosur ta quajë djalin Aris, në nderim të kujtimit të babait të saj, Aristotel që ndërroi jetë 2 vite më parë, dhe me të cilin gazetarja ishte mjaft e lidhur.

Gazetarja ka qenë tejet e rezervuar në këtë periudhë kohe, duke e kaluar në heshtje të plotë lajmin mbi shtatzëninë e saj, që duket se sjellë dhe një etapë të re në jetën e saj private, atë të provuarit e emocioneve prej nëne.

Duket se edhe lindjen e të voglit ka vendosur që ta mbajë private, duke mos e bërë ende një postim siç ne jemi mësuar të shohim shpesh nga personazhet e njohur në rrjetet sociale.


Current track

Title

Artist

Background