Angela Martini jo vetëm modele; zbuloni profesionin e ri të bukuroshes shqiptare…

April 15, 2019

Bukuroshja shqiptare Angela Martini përpara një viti kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Por nëse për jetën e saj personale ajo na tregon herë pas herë detaje me anë të postimeve në Instagram, për projektet profesionale të Angelës prej disa kohësh nuk dinim gjë.

Të paktën deri kur ajo postoi në Instagram faqet e dy revistave të njohura, ‘Thriveglobal.com” dhe “Authority Magazine”, të cilat kanë shkruar për punën e saj si shkrimtare dhe producente. Në faqet e tyre mund të lexojmë: Autorja dhe modelja Angela Martini: “Ne si shoqëri, gjejmë justifikime pse nuk mund ta jetojmë jetën dhe dashurinë që duam”, që është dhe titulli i intervistës që kanë realizuar me të.

Në këtë intervistë, ajo tregon më shumë për etapat e karrierës dhe projektet për të cilat po punon e që duken se i largohen gjithnjë e më shumë modelingut. Në plan për Angela-n është libri i dytë i saj, i cili do të flaës për marrëdhëniet njerëzore. Paralelisht me të, shqiptarja po punon si producente e dy filmave me metrazh të shkurtër. Njëri prej tyre trajton temën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe tjetri lidhet me idenë filozofike të pavdekësisë.

Për të gjithë ata që duan të ndjekin të njejtat hapa si Martini në karrierë, ajo ka dhe një këshillë të vlefshme: “Dëgjoni shpirtin tuaj dhe jini të ndershëm me veten!

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background