Ambasadori shpërndau karikaturën e profetit Muhamed, reagon Gold Ag
October 21, 2020
Qëndrim Gashi, ambasadori i Kosovës në Francë është bërë objekt i shumë reagimeve në lidhje me një status që ai shpërndau në rrjetin e tij social në Twitter.
Ai ka marrë kritika të shumta pasi shpërndau një karikaturë të profetit Muhamed.
Arian Agushi, apo siç njihet me emrin e tij artistik Gold Ag, nuk ka qëndruar i heshtur ndaj një gjesti të tillë. Ai ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, dhe e ka quajtur “gomar” ambasadorin aktual.
“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.