Alex Rodriguez tallet me Kylie Jenner; reagon bilionerja…

June 26, 2019

Alex Rodriguez është një lojtar bejsbolli i cili ka kurorëzuar fejesën e tij disa muaj më parë me këngëtaren e famshme Jennifer Lopez.

Në Met Gala ai u shfaq së bashku me të fejuarën e tij Jennifer Lopez i cili ishte shoqëruesi i saj, por me atë rast përfitoi edhe të hynte në bisedë me disa njerëz me influencë, të famshëm e pasanikë që iu gjendën në tavolinë.

Së fundmi, ai ka deklaruar në një intervistë për “GQ” ku flet për prapaskenat e mbrëmjes më të përfolur të majit e cila ishte “Met Gala”.

Lojtari i bejsbollit ka bërë gjithe internetin të ziejë për mënyrën si ironizoi Kylie Jenner-in e cila sipas tij flet vetëm “për buzëkuqet dhe sa e pasur është”.

kylie-jenner-met-gala-2018.jpg

Por ai nuk u tall vetëm me Kylie-n por edhe me shumë ikona të famshëm të tjerë.

“Kishim një tavolinë fantastike. Ai djali me ngjyrë nga “The Wire”- po, Idris Elba, dhe gruaja e tij e re. Një këngëtare e famshme ngjitur me mua, po s’ia di emrin. Versaçja- Donatela domethënë. Kishim edhe Kylie-n dhe Kendall-in. Kishim edhe një zotëri aziatik nga “Aziatikët e pasur”, kryesorin. Kylie po fliste për Instagram-in, buzëkuqet dhe sa e pasur është.”- është shprehur Alex.

Të gjithë e dimë që këtë vit Kylie Jenner është shpallur si miliardierja më e re në botë nga “Forbes”.

Por pas kësaj deklarate, Kylie Jenner nuk ka nguruar që të bëje dhe reagimin e saj.

‘”Hmmm, në fakt jo. Folëm vetëm për “Game of Thrones”- ka shkruar Kylie në Tëitter, duke e lënë me gisht në gojë të fejuarin e Jennifer Lopez.

Screenshot_20190626-0933182-942x1024.png

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background