Alban Musa largohet me sherr nga A1 Report, e thotë troç!

April 6, 2020

Pak ditë më parë, moderator Alban Musa, lajmëroi në mënyrë të papritur, largimin e tij nga emisioni i mëngjesit në Report Tv, “Rreze Dielli”. Me anë të një statusi në rrjete sociale, Alban Musa shkruante se së shpejti do të shihen në studio të tjera televizive, duke ndarë foton e fundit në studion e Rreze Dielli.

“Kjo është foto ime e fundit në këtë studio. Do shihemi në studio të tjera, sigurisht. Xhan xhan Bani Juve”,– shkruante moderator 6 ditë më parë në profilin e tij në Instagram.

Postimi i moderatorit.

Por, në një rubrikë pyetje-përgjigje në median sociale, ai ka treguar arsyen e vërtetë të largimit nga emisioni i mëngjesit, në mënyrë kaq të befasishme.

Pyetjes “Pse u largove nga Rreze Dielli?”, moderatori i është përgjigjur kështu: “Dhashë dorëheqjen për shkak të konflikteve me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë. Për Suada Dacin nuk do më marri malli se do e takoj sa herë të dua. Për mua më të rëndësishëm janë kolegët se sa Televizionet. Jeta është e gjatë…”


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background