Aktori Kristofer Hivju, gjithashtu pozitiv me koronavirus

March 17, 2020

Ylli i serisë së famshme “Game of Thrones”, Kristofer Hivju, i cili ka luajtur rolin e Tormund Giantsbanet në shown e kanalit HBO, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të zbuluar lajmin se është vetizoluar në shtëpinë e tij pasi është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Aktori tha se ai dhe familja e tij gëzonin shëndet të mirë dhe të vetmet simptoma që kishte, ishin si ato të gripit të zakonshëm. 41-vjeçari u kërkoi edhe të tjerëve të bënin të pamundurën për ta mbrojtur komunitetin e tyre. Hivju është aktori i katërt deri më tani i konfirmuar me koronavirus pas Tom Hanksit, Olga Kurylenkos dhe Idris Elbës.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background