Aksidenti në hetim! Ilda Bejleri : ‘Çdo gjë është mashtrim’

February 14, 2020

Ditën e djeshme, moderatorja Ilda Bejleri u përfshi në një aksident me makinë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Siç u bë e ditur, Ilda kishte përplasur me makinë një 64-vjeçare, ndërsa më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Moderatorja i mohoi këto akuza, duke u shprehur e bindur se nuk e kishte prekur aspak gruan e moshuar. Pas denoncimit të gruas, Bejleri u shoqërua në polici dhe makina e saj “X5” u sekuestrua nga policia ndërsa ajo do të hetohet tashmë në gjendje të lirë. Ilda është akuzuar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Nëse këto akuza do të provohen, atëherë moderatorja do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 1 vit.

Tagged as

Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background