“Ah ku më hodhi Zoti” hap debate të ashpra mes konkurrentëve të Kënga Magjike 2018!

December 10, 2018

Këtë vit Kënga Magjike ishte e mbushur me surpriza. Një ndër to ishte dhe pjesëmarrja e Rober Dragot Aliajt, me këngën “Ah ku më hodhi Zoti”. Kënga e tij u shoqërua me komente si pozitive dhe ato negative. Interesantja e këngës qëndronte në faktin se Roberti e recitoi, dhe ishte pikërisht ky fakt që i bëri disa të shprehnin se ai nuk e meritonte finale.

Lajmin që nuk do ishte në finale e dha vetë Roberti për herë të parë të premten kur ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”.Kënga “Ah, ku më hodhi Zoti” e Robert Aliaj-t nuk u votua mjaftueshëm me pikë nga kolegët e tij dhe rrjedhimisht nuk u kualifikua në natën finale.

Ndërkohë, ditën e djeshme në “E diela Shqiptare”, ku ishin të ftuar disa prej finalistëve të festivalit, kjo ishte një ndër temat që shkaktoi edhe debat mes artistëve, duke qenë se kishin mendime të ndryshme në lidhje me materialin muzikor me të cilin Roberti u paraqit në këtë kompeticion.

Aurela Gaçe u shpreh se nëse do të donte të kishte ardhur ndryshe dhe seriozisht në këtë festival do vinte me një këngë si ajo e Robertit, për vetë mesazhin aktual që ajo mbart. Aurela shtoi se kënga ishte një klithmë për ditët e sotme dhe duhej të ishte vlerësuar më shumë.

Ndryshe nga Aurela, Ronela Hajati ndante një mendim krejtësisht ndryshe. Sipas saj, pavarësisht mesazhit të bukur që përcillte, Roberti duhej të recitonte diku tjetër, sepse “Kënga Magjika” është një festival ku këndohet dhe jo recitohet. Ajo shprehu se “Ah ku më hodhi Zoti” ngjan më shumë me një poezi me muzikë në sfond, se sa me një këngë të mirëfilltë.

Ndërkohë Rovena Dilo ndante të njëjtin mendim me Aurelën. Rovena u shpreh se nëse do t’i referoheshim logjikës së Ronelës atëhërë repistët nuk do të të mund të merrnin pjesë në asnjë festival, pasi edhe këngët e tyre janë më shumë recitim se sa këndim i mirëfilltë.

Realiteti tregon se, i pëlqen apo jo Ronelës, “Ah ku më hodhi Zoti” është kthyer në himn të protestës studentore këto ditë të ftohta Dhjetori.


Kiss FM Radio Online

Kiss FM 98.5 MHz

Current track
TITLE
ARTIST

Background